Siti i ofron Totenhemit 150 milionë euro për Kejnin, por kjo nuk funksionon!

Ata që kanë biseduar për transferim futbollistësh me Daniel Levin thonë se janë të rrallë njerëzit më të vështirë sesa ai në këto gjëra. Sër Aleks Fergusoni e pohoi një gjë të tillë kur mori Berbatovin nga Totenhemi, dhe po ashtu Reali u detyrua të paguante 100 milionë euro për Garet Bejlin. Tani është radha e Pep Guardiolës dhe drejtuesve të Sitit të ndjejnë të njëjtën vështirësi ndërsa vazhdon “gjuetia” për Harri Kejnin. Sipas mediave angleze, Mançester Siti ofron 150 milionë euro (127 milionë paundë stërlina) për kartonin e kapitenit të Anglisë, por as kjo shifër nuk do ta kënaqë Levin. Ai kërkon 150 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 175 milionë euro, ndërsa ndihet i fortë sepse Kejni ka edhe 4 vjet kontratë me Spërsat. Në kohën e Luftës së Dytë Botërore, Hitleri u shpreh për bisedimet me Frankon se “më mirë pranoj të heq 4 dhëmballë sesa ta takoj përsëri”. Duket se edhe Guardiola duhet të shkojë tek dentist pasi të bisedojë për Kejnin.

Sfidanti.al