Mesi arrin akordin me Paris SG, nesër konferenca e prezantimit!

Nga parashimimi mediatik gabimi ishte vetëm një ditë. Lionel  Mesi u bë pikërisht sot lojtar i Paris SG me prezantimin që pritet nesër, ndërsa “L’Ekip” kishte parashikuar që procesi të ndodhte të hënë-të martë. Rëndësi ka gjithsesi fakti se superylli argjentinas e bëri kalimin e tij dhe për herë të parë në jetë do të luajë në një ekip tjetër nga Barcelona. Kontrata është 2-vjeçare me mundësi zgjatjeje edhe një sezon tjetër, ndërsa për rrogën thuhet se shkon ndoshta 35 apo 40 milionë  euro në sezon. Do të ketë një gjyq të ortakëve të Barcelonës  kundër kësaj lëvizjeje, por duhet pritur sesi do të reagojë UEFA.

Sfidanti.al