SHBA merr dy finale lojrash me dorë dhe dy të arta të tjera olimpike!

Në basketbollin  e femrave e kishte thuajse të sigurt dhe finalja e vërtetoi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mbetën prapa ekipit të tyre të djemve  që fitoi arin udhëhequr nga Kevin Duranti. Jo vetëm kaq, por fitorja e vajzave ishte më e thellë sesa ajo e meshkujve, duke mundur Japoninë 90-75 në finale. Asnjë diskutim pra për titullin, dhë femrat amerikane, sic e kemi  thënë më herët, janë “Dream Team” i vërtetë, sepse nuk  kanë humbur asnjë ndeshje. E arta tjetër në Tokio 2020 erdhi në volejboll për femra. Skuadra amerikanë fitoi bindshëm ndaj Brazilit me shifrat 3-0 në finale. Më këto suksese, ekipi olimpik amerikan u ngjit në vendin  e parë të renditjes së medaljeve me 39 të arta ndaj 38 të Kinës, ndërsa në numrin total diferenca është më e madhe, 113-88.

Sfidanti.al