Njeriu më i shpejtë në ujë në këtë planet e tregoi veten ndonëse gjashtë tituj olimpikë nuk do t’i fitojë dot. Kaleb Dresel fitoi edhe garën e 50 metrave stil i lirë në Lojrat Olimpike, duke vendosur edhe një rekord olimpik në Japoni. Ai dha kohën 21”07 duke qenë gati gjysmë sekondi larg rivalëve, një distancë tepër e madhe në një garë kaq të shkurtër. Më pas, ndihmoi stafetën 4×100 metra të përzier që të fitonte medaljen e artë dhe të vendoste një rekord të ri botëror. Vetëm Majkëll Felps, Mark Spic, Mat Bioni dhe Kristin Oto kanë mundur të fitojnë të paktën 5 të arta në një olimpiadë në not.
Sfidanti.al