Kevin Durant synon medaljen e tretë të artë dhe rekordin e pikëve!

Ka qenë në ekip në vitet 2012 e 2016, dhe që të dyja Olimpiadat janë fituar nga skuadra amerikane. Kevin Duranti beson se do të ketë një tjetër sukses në Lojrat Olimpike, për të lënë pas zhgënjimin me Bruklinin në NBA, dhe të fitojë medaljen e tretë të artë. Kjo do ta barazonte me yje të tillë të NBA-së si Karmelo Entoni që gjithashtu ka fituar 3 të arta, ndërsa Majkëll Xhordan apo Lebron Xhejms kanë nga dy. Gjithsesi, Durant synon edhe një rekord tjetër të cilin me siguri që do ta thyejë, numrin më të madh të pikëve në Lojrat Olimpike. Për momentin, në vend të parë ëshë Entoni me 336 pikë, ndërsa Duranti është vetëm 25 pikë prapa tij me 311. Lebron Xhejms është në vend të tretë me 273, ndonëse ka luajtur më shumë ndeshje sesa Duranti.

Sfidanti.al