Nuk është se nuk i duhen paratë, përkundrazi, është në nevojë si shumë klube të tjerë, por “Zonja e Vjetër” dëshiron diçka tjetër më shumë se gjithçka. Pasi Interi fitoi titullin në Serinë A sezonin e kaluar, Juventusi e ka vëmendjen kryesore pikërisht në kampionatin italian. Ajo që cilësohej si “pronë” tashmë nuk i përket, dhe spektakli, financat apo Championsi kalojnë në plan të dytë. Trajneri Masimiliano Alegri cilësohet si specialist i “skudetos” dhe për këtë arsye klubi piemontez i tha “JO” një oferte tepër të madhe të Liverpulit për Federiko Kiezën. Plot 100 milionë euro, shumë më tepër sesa 80 milionët e ofruar nga Bajerni, madje diçka më shumë sesa ishte gati të paguante Çelsi. Me Kiezën, Juventusi synon kryesimin në Itali, ndërsa kursimet financiare mund t’i realizojë me largimin e Kristiano Ronaldos tek Paris SG.
Sfidanti.al