Matvej Petrov, ti je krenaria e shqiptarëve, jo e ministrave të drogës dhe të peshkut!

Nuk arriti dot të bënte mrekullinë. Matvej Petrov ishte një nga shpresat e Shqipërisë në Tokio 2020, por gjimnasti rus, i natyralizuar kuqezi, nuk e përsëriti dot suksesin e madh të Kampionatit Europian ku fitoi medaljen e artë në kalin me doreza. Këtë herë konkurrimi ishte shumë më i madh, dhe rivalët shumë më të fortë, ndaj edhe Petrovi arriti deri në vendin e 10-të në garat eleminatore. Kjo do të thotë se ai mbeti vetëm 2 vende larg finales, e ndoshta mund ta ketë shansin nëse ndokush nga ata që janë sipër tij mund të ketë probleme me Kovidin apo me dëmtimin. Petrov grumbulloi 14.733 pikë, duke qenë i barabartë me rusin Beljavskij që u kualifikua. Në vendet e para dolën Li Çih Kai nga Tajvani, Ris Mekklenagan nga Irlanda dhe japonezi Kohei Kamejama. Nga sportistët e tjerë të Shqipërisë në Tokio 2020, në program janë në orët e para të mëngjesit Indrit Çullhaj në xhudo në peshën deri 66 kg, dhe Manuela Delilaj në qitje me pistoletë në 10 metra largësi.

Sfidanti.al