Marash Kumbulla, nga goli për Romën në shakanë për Edin Xhekon!

Flitet që edhe mund të largohet, por për momentin po lë shenjë. Marash Kumbulla mbetet i rëndësishëm për Romën, edhe kur në stol ishte Paulo Fonseka, edhe tani që është Zhoze Murinjo. Mbrojtësi 21-vjeçar i kombëtares shqiptare shënoi gol në miqësoren që skuadra e Serisë A e fitoi 2-0 ndaj Ternanës, duke konfirmuar veten si tepër në formë, e duke qenë titullar. Kumbulla reagoi në rrjetet sociale pas golit. “Impenjim dhe përqëndrim që nga momentet e para, – shkruan shqiptari në Instagram, ndërsa vendos një foto me sulmuesin kryesor e kapitenin Xheko, duke bërë shaka: i ndërrojmë rolet?” Ekziston mundësia që shqiptari të kalojë tek Torino, po në Serinë A, por për momentin mbetet me Romën.

Sfidanti.al