Saki “ndan medaljet” para sezonit: Juventusi është favorit për titull

Largimi i Antonio Kontes ka ndryshuar jo pak gjëra në Serinë A, dhe ish-trajneri i Milanit e kupton situatën. Arrigo Saki mendons e është Juventusi favorit për të fituar titullin sezonin e ardhshëm, me kusht që të kenë lojtarët e duhur, pra Ronaldo, Dibalën e të tjerët. Masimiliano Alegri ka përvojë të madhe dhe kjo do të ndihmojë. Po Interi? Saki thotë se trajneri i ri, Simone Inzagi, duhet ndihmuar pasi gjykon se do t’i duhet pak kohë që të përvetësojë realitetin e Interit, një klubi ku duhet luftar për trofe. Për Milanin, Saki thotë se klubi ka idetë e duhura, por nuk e vendos në të njëjtin nivel me Juven. Edhe ish-trajneri i shquar çek, Zdenek Zeman, ka theksuar se “Inzagi e Sarri janë trajnerë shumë të mirë dhe Interi e Lacio do të luftojnë fort, por të tillë si Konte në Itali nuk ka të tjerë”.

Sfidanti.al