Mançini si qytetar i thjeshtë edhe pas Europianit, mban radhë në dyqanin e sallamerisë!

Kanë kaluar shumë pak ditë nga lavdia. Roberto Mançini u bë një nga njerëzit më të famshëm në Itali, ndoshta më i dashuri nga tifozët, pasi të kaltrit fituan Europianin në “Uembli” të Londrës, por trajneri 56-vjeçar nuk e ndryshoi karakterin e tij as pas kësaj. Ai u fotografua duke mbajtur radhë në një dyqan sallamerie në qytetin e tij të lindjes, Jezi, në rajonin italian të Markes, e padyshim duke biseduar me bashkëqytetarët. Me gjasë, njerëzit në radhë e kanë ftuar që të mbaronte punë përpara tyre, në shenjë respekti, por Mançini nuk pranoi dhe qendroi në rresht si gjithë të tjerët deri në fund.

Pas suksesit në Europian, ai shkoi për pak ditë në Jezi, për të takuar edhe prindërit që kishin kohë që nuk e shihnin, ndërsa pritja nga qytetarët ishte e shkëlqyer. Ai u ftua për një kafe në një lokal në qendrën historike të qytezës, bisedoi me njerëzit, dhe pranoi të bënte me qindra fotografi, por nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje ngacmuese ndaj sjelljes së keqe të një pjese të tifozëve anglezë pas finales. Roberto Mançini dhe kombëtarja e Italisë pati mbërritje triumfatore në aeroportin “Fiumiçino” të Romës, pasi siguruan trofeun europian, u pritën nga autoritetet më të larta në kryeqytet, si dhe u brohoritën nga tifozët në xhiron që bënë nëpë rrrugët e “Qytetit të Përjetshëm” në autobusin e hapur.

Sfidanti.al