Mançini si Bilardo, Bonuçi e lavdëron: Bëre bashkë 60 milionë trajnerë!

Dikur në 1986, trajneri i Argjentinës thoshte se ai duhej të ishte i pavarur dhe jo të dëgjonte mendimin e mbi 30 milionë “trajnerëve” aq sa ishte popullsia e vendit. Këto ishin fjalët e Karlos Bilardosit që arriti të fitonte Kupën e Botës në Meksikë duke pasur Maradonën në skuadër. Sot, është Roberto Mançini që e ka bërë këtë gjë, të paktën siç thotë Leonardo Bonuçi. Mbrojtësi i qendrës botoi një mesazh në Instagram duke shkruar: “Faleminderit mister, për gjithçka, fitorja e vërtetë nuk ishte kupa, por fakti se arri të bënte në një mendje 60 milionë trajnerë”. Italia ka pikërisht pak më shumë se 60 milionë banorë, dhe njihet si vend ku ka shumë polemika për futbollin.

Sfidanti.al