Reali do të ulë rrogat me 170 milionë euro, por merr “fletë lavdërimi” nga La Liga

Kërkesa e organizatorëve të kampionatit do të bënte jo vetëm që të largoheshin lojtarë, por edhe që të mos mundeshin të bëheshin përforcimet e pritshme. Një moment i vështirë për Realin e Madridit, që duket se nuk do të ketë para për të marrë Kilian Mbapenë, ndërsa La Liga ka vendosur që niveli maksimal i rrogave të klubit të mos jetë më shumë se 300 milionë euro, që do të thotë rreth 170 milionë euro më pak sesa deri në sezonin e kaluar.

Kjo të thotë se presidenti Perez dhe trajneri Ançeloti duhe t’u japin duart disa lojtarëve, si Bejl apo Isko. Vetëm Bejl e Hazar fitojnë 13 për qind të gjithë totalit të rrogave në Madrid, ndërsa ka edhe shumë futbollistë të tjerë mbi normën. Reali ka një ekip me 35 lojtarë. Gjithsesi, presidenti i La Ligës, Tebas, theksoi se “Reali e ka përballuar jashtëzakonisht mirë pandeminë, për veprimet që ka bërë, duke larguar lojtarë të mëdhenj, si Ronaldo apo Ramos”.

Sfidanti.al