Lajm i mirë nga Bundesliga, tifozët miq mund të jenë në stadium!

Në majin e kaluar u bënë zilia e gjithë Europës duke rinisur të parët kampionatin pas ndalimit për shkak të pandemisë. Gjermania po jep një tjetër shembull se gjërat mund të funksionojnë mirë edhe në kohë të vështira, dhe 36 klubet profesioniste të futbollit vendosën të lejonin jo vetëm tifozë, por edhe tifozë miq nëpër stadiume në sezonin e ri. Ky ishte vendimi i Ligës Gjermane të Futbollit, ndërsa kufiri i lejuar i publikut është deri në 20 000 për çdo ndeshje. Që nga java e 3-të e tutje, 5 për qind e biletave do t’u jepen udhëtuesve, dhe nëse kufizimet hiqen për fare atëherë përqindja mund të shkojë në 10. Përsa i përket ekipeve, u vendos të lihej në fuqi rregulli i 5 zëvendësimeve në një ndeshje, në vend të 3 që ishte përpara pandemisë.

Sfidanti.al