Të mos shqetësohen tifozët se nuk bëhet fjalë për ndonjë kalim tek Reali apo Atletiko. Ansu Fat ndodhet në kryeqytetin e Spanjës për shkak se po vazhdon riaftësimin e gjurit, për të cilin pati dy operacione. Adoleshenti i Barcelonës nuk luan prej kohësh dhe ka qenë tepër i dëshpëruar, por mediat madrilene shkruajnë se gjithçka po ecën në rrugën e duhur. Fati do të vazhdojë të jetë në Madrid, bashkë me një fizioterapist në Federatës Spanjolle të Futbollit, për të mbaruar fazën e fundit të rikuperimit. Barcelona ka rinisur stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Ronald Kuman, por Fat besohet se do të bashkohet më vonë.
Sfidanti.al