Uli Hënes-Toni Kros, edhe futbolli gjerman ka një “luftë civile”!

E kemi thënë që kur bëhesh analist duhet ta kesh gojën “të keqe”, që të kesh shikueshmëri. Ndoshta kështu është gatuar kjo botë, por nuk na pëlqen aspak kur dy emra të njohur të futbollit gjerman nisin luftën kundër njëri-tjetrit. Shtysën e dha Uli Hënesi, ish-presidenti i Bajernit, që deklaroi se Toni Kros nuk ka lidhje me futbollin modern, duke e kritikuar për humbjen që Gjermania pësoi ndaj Anglisë. “Krosi po luante vetëm në rrethin e mesit të fushës kur Anglia ishte në epërsi, – tha Hënesi, – ai nuk e kaloi kurrë mesin e fushës, ndërsa ne duhej të sulmonim. Gjermania bëri lojë shumë të keqe dhe humbi prej tij”. Një kritikë edhe për ish-trajnerin Joakim Lëv, që zgjodhi lojtarët dhe taktikën. Nuk vonoi përgjigja e Krosit që tha se “Uli Hënesi ka bërë shumë për Bajernin dhe futbollin gjerman, por në RTL nuk po e tregon njohjen e duhur”. “Ai është në paqe me veten e tij, njëlloj si kopshtari i tij”, – theksoi mesfushori i Realit. Ai e pati fjalën për Lotar Mateusin, gjithashtu analist futbolli, për të cilin Hënesi tha se “nuk do të ketë vend tek Bajerni as si kopshtar”.

Sfidanti.al