Në fund me shumë mundësi do t’ia dalë, por gjendja gjithsesi është e vështirë. Kurrë ndonjëherë në historinë e tij, klubi i Barcelonës nuk ka qenë në një situatë të tillë, kur duhet të largojë plot 14 lojtarë, si në një “operacion fshesë”, ndërsa rrezikon të humbasë yllin kryesor jo vetëm të vetin, por edhe të gjithë futbollit botëror. Lionel Mesi ka kërkesat e tij për të qendruar, ka një akord për rrogën, por rregullat e Lojës së Ndershme Financiare janë të qarta dhe La Liga nuk ka ndërmend të “cënojë sinorët”. Mediat katalanase shkruajnë se presidenti Bartomeu është i detyruar të transferojë ose të japë hua lojtarë si Todibo, Konrad de la Fuente, Zhunior Firpo, Mateus,Trinkao (që janë larguar), Semedo, Ymtiti, Pjaniç, Grizman (ose Sergi Roberto, Kutinjo), Dembele, Neto, Alenja, Brejthuejt. A do t’ia dalë mbanë Barcelona?
Sfidanti.al