Shaqiri dhe 3 anglezë në ekipin e çerekfinaleve, por numri 1 është Zomer!

Futbollisti i Zvicrës me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është përfshirë në formacionin më të mirë në çerekfinalet e Kampionatin Europian. Për paraqitjen e tij ndaj Spanjë ku shënoi një gol, sulmuesi i Liverpulit është vlerësuar me notën 8,2, dhe kjo ishte e mjaftueshme që ai t’i bënte vend vetes mes më të mirëve. Portieri i Zvicrës, Jan Zomer, u shpall lojtari më i mirë i kësaj faze, edhe pse Unai Simon i Spanjës priti dy penallti, ndërsa përfaqësuesja angleze dominon formacionin. Më pas vijnë Italia, Spanja dhe Zvicra me nga dy lojtarë të përfshirë në formacionin më të mirë të çerekfinales.

Tre futbollistë të Anglisë janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të çerekfinaleve nga faqja statistikore SofaScore. Mbrojtësit Shou e Megajër dhe kapiteni Kejn janë pjesë e 11-es. Të tre ishin shënues në fitoren 4-0 me Ukrainën. Në këtë grup lojtarësh nuk mungojnë edhe nga Italia e Spanja, ekipet e tjerë gjysmëfinalistë, por nuk është vendosur asnjë nga danezët. Ekipet e eliminuara nga turneu si Zvicra, Belgjika dhe Çekia kanë përfaqësuesit e tyre. Zviceranët krenohen me kapitenin Shaqiri dhe portierin Sommer. Ky i fundit është vlerësuar edhe si më i miri i çerekfinaleve, pasi bëri të pamundurën që të mbante Zvicrën në garë në takimin me Spanjën.

Ekipi: Zomer (Zvicër), Shou (Angli), Megajer (Angli), Vermelen (Belgjikë), Cufal (Çeki), Pedri (Spanjë), Buskets (Spanjë), Barela (Itali), Insinje (Itali), Shaqiri (Zvicër), Kejn (Angli).

Sfidanti.al