Totenhemi e Barça duan Insinjen, por si ia dalin borxhlinjtë katalanas?!

Në një anë, do të duhet të shlyejnë fatura të “kripura” dhe të sigurojnë vazhdimësinë e Lionel Mesit. Nga ana tjetër, në “Kamp Nou” janë në gjendje të sforcohen për të marrë yje të tjerë në ekip. Lajmi është që Barcelona po mendon për Lorenco Insinjen, emrin e Italisë dhe të Napolit, ndonëse në garë do të jetë me Totenhemin. Besohet se italiani është i pakënaqur me rrogën prej rreth 5 milionë eurosh në sezon dhe dëshiron rritje, ndërsa presidenti napolitan, De Laurentis, edhe kërkon ta mbajë, por edhe thotë se “nuk do të bëjmë çmenduri financiare për askënd”. Mbetet të shihet sesi mund të konkurrojë Barcelona me 1.2 miliardë euro borxhe, ndonëse presidenti Laporta ka marrë deri tani Agueron, Depain, Erik Garsinë dhe një lojtar tjetër. Insinje, lojtar i Napolit gjatë gjithë karrierës, ka edhe 1 vit kontratë në klubin italian.

Sfidanti.al