Vajzat amerikane të koshit synojnë rekordin në Lojrat Olimpike

Për meshkuj e për femra, ekipi i tyre është i pakapshëm dhe basketbolli jo më kot është sport kombëtar në SHBA, pak a shumë si bejsbolli dhe futbolli amerikan (hokejin në akull më shumë e kanë kanadezët). Këtë vit në Lojrat Olimpike, ekipi i basketbollit të vajzave amerikane do të synojë të fitojë medaljen e 7-të të artë në histori, ndërsa asnjë ekip tjetër femrash nuk ia ka dalë. Të vetmit që e kanë bërë janë djemtë amerikanë, që kanë fituar 7 tituj radhazi që nga viti 1936 deri në 1972 kur u mundën në finale nga Bashkimi Sovjetik i Sergej Bjellovit. Në ekipin e SHBA-së janë dy vajza që kanë fituar 4 medalje ari deri tani, dhe që duan të fitojnë të pestën. Ato janë Sju Bërd dhe Dajana Torasi (Taurasi).

Sfidanti.al