Mbape kërkon “sqarime” nga PSG, por e vërteta është që dëshiron të ikë!

Kampioni i botës nuk do të ishte i kënaqur që konfliktet në klub të dilnin në sipërfaqe, në publik. Kilian Mbape e ka të ndarë mendjen se do të largohet nga Paris SG, ndonëse këtë dëshiron ta bëjë “urtë e butë”, pa zhurmë. Për këtë arsye, ka thënë në klub se kërkon disa sqarime nga presidenti Al Helaifi, me gjasë për deklaratat që ka dhënë se “Mbape as nuk do të transferohet këtë verë, dhe as nuk do të largohet me parametër zero sezonin e ardhshëm”. E vërteta është që sulmuesi 22-vjeçar i Francës është zot i fatit të tij, ndonëse duhet të presë edhe 1 vit për të mos pasur asnjë pengesë sipas rregullave të futbollit. Mësohet se ia ka bërë të ditur vendimin trajnerit Maurisio Poçetino që përpara ndeshjes Francë-Portugali në grup në Euro 2020, ndërsa raportet me drejtorin sportiv Leonardo i ka të acaruara.

Sfidanti.al