Portugezi ka deklaruar se ka refuzuar një ofertë të majme nga Kina, duke mos përmendur emrin e skuadrës.
54 vjeçari që këtë verë ka marrë drejtimin e Manchester Unitedit, edhe pse vet ka refuzuar Kinën, nuk kritikon ata që zgjedhin ligën e këtij vendi.
“Unë kam refuzuar një ofertë të madhe nga Kina, por nuk dua të kritikojë ata që vendosin të shkojnë atje”, ka deklaruar Jose Mourinho për ‘GC Magazine’.
“Është zgjedhja e tyre, jeta e tyre. Vetëm ata mund të vendosin se çfarë dëshirojnë për të ardhmen. Menaxherët e tjerë në Premierligë i kanë kritikuar lojtarët që po shkojnë atje, por unë nuk dua t’i kritikoj”