Spanja me “biçikletë” drejt gjysmëfinales, Luis Enrike: Jemi Numri 1!

Janë luajtur 4 ndeshje dhe kanë qenë të vështira, me përjashtim të njërës. Spanja ka hequr të zitë e ullirit për të arritur në çerekfinalet e Europianit, por kjo nuk e pengon publikun dhe median iberike që të ëndërrojë! Sa shumë ëndrra në këtë kampionat, kemi të tilla angleze, italiane, spanjolle apo edhe zvicerane në tre lloj gjuhësh, ndonëse nuk mbeten prapa ukrainasit, danezët, çekët, belgët.

“Drejt gjysmëfinales”, titullon “El Mundo Deportivo” duke vendosur në kopertinë foton e trajnerit Luis Enrike hipur në biçikletë elektrike me rrota të vogla. “Aureolë lavdie”, titullon “AS” me foton e madrilenit Alvaro Morata, “ëndërrojmë” thërret “Marka”. Edhe gazeta “Sport” shkruan se (ata) “duan të ëndërrojnë”, duke e pasur fjalën për lojtarët dhe trajnerët. Vetë Luis Enrike nuk u kursye duke thënë se ekipi i tij është më i miri. “Deri tani ne kemi qenë skuadra më e mirë në Europian, – thotë ai, – statistikat thonë se i kemi dominuar ndeshjet. Të dhënat e lojtarëve tanë përpara ndeshjes janë shumë të mira. Të 24 lojtarët mund të luajnë”. Spanja luan me Zvicrën në orën 18:00.

Sfidanti.al