Është e paqartë se ku qendron ngërçi, por që një gjë e tillë ekziston, kjo nuk diskutohet. Barcelona kishte bërë gjithçka gati për rinovimin e kontratës së Lionel Mesit, por ditët kaluan dhe asgjë nuk ndodhi. Nga Spanja vjen lajmi se presidenti Zhoan Laporta ka pasur një takim së fundmi me presidentin e La Ligës, Havier Tebas, dhe tema ka qenë pikërisht Mesi. Katalanasit kërkojnë mirëkuptim nga autoritetet për kontratën e Mesit, sepse ajo duket se shkel rregullat e Lojës së Ndershme Financiare. La Liga ka vendosur një “tavan” për rrogat jo më shumë se 382 milionë për çdo klub, por Barç është shumë më lart. Përveç po largohen lojtarë si Pjaniç, Firpo apo Ymtiti, ndërsa është larguar Mateus Fernandes, synohet largimi I Filip Kutinjos. Në të kaluarën janë transferuar Suarez, Vidal, Rakitiç. Barcelona synon që t’ia japë Mesit për 5 vjet rrogën që duhet t’ia jepte për 2 vjet, ndërsa në 2023, Leo mund të kalojë në SHBA. Për momentin, nuk ka akord ndërsa Tebasi ka thënë më herët se “nuk do të ketë përjashtim për Mesin”.
Sfidanti.al