Një Itali “vogëlushe” të vrapon kundër një Belgjike më të vjetër që shënon. Kjo është sinteza që “La Gazeta delo Sport” bën për duelin e sotëm në orën 21:00 në Mynih, të vlefshëm për çerekfinalet e Europianit. Dy trajnerët kanë bërë llogaritë dhe Mançini ka vendosur të bëjë vetëm dy ndryshime në krahasim me ndeshjen e kaluar ndaj Austrisë. Në ekip kthehet Kielini pas dëmtimit, ndërsa në treshen sulmuese do të jetë Federiko Kieza.
Të tjerët nuk ndryshojnë, dhe trajneri i ka dhënë besim Verratit, Imobiles e Insinjes, duke lënë në stol Lokatelin, Pesinën apo Belotin. Formacioni që fiton ndryshohet thuhet, se Mançini e di se pjesa e parë ndaj Belgjikës do të jetë shumë e vështirë, ndaj duhet përvojë dhe siguri, ndoshta më shumë sesa forma e momentit, që mund të tregohet pas pushimit. Mançini thotë se “nga ana potenciale, Belgjika ndoshta është ekipi më i fortë në botë, bashkë me Francën”. Jo më kot, e para në renditjen FIFA, por edhe Italia ka 31 ndeshje pa humbur, 11 fitore radhazi dhe është në formë shumë të mirë.
Italia (4-3-3): Donaruma, Di Lorenco, Bonuçi, Kielini, Spinacola, Barela, Jorginjo, Verrati, Kieza, Imobile, Insinje. Tr. Mançini
Sfidanti.al