Bajerni e nis në 7 korrik, miqësore me Këlnin, Ajaksin, Gladbahun, Napolin

Trajneri Julian Nagelsman do të paraqitet në detyrë në 5 korrik, ndërsa grumbullimi do të plotësohet deri në 6, për të ardhur më pas të gjithë lojtarët për seancën e parë stërvitore në 7 të këtij muaji. Kuptohet, do të jetë një Bajern “gjysmagjel” sepse yjet e Europianit do të duhet të pushojnë, pra nuk do të jenë ata të Gjermanisë (Nojer, Gorecka, Myler, Gnabri, Kimih, Sane), Levandovski i Polonisë, të Francës (Koman, Pavar, Hernandez) e cilido tjetër. Bajerni ka llogaritur 4 miqësore deri në nisje të sezonit, në 17 korrik ndaj Këlnit në Filingen, ndërsa në Kupën Audi në Mynih do të luhet ndaj Ajaksit e Mynshengladbahut. Në ndeshjen e fundit përgatitore luhet në 31 korrik ndaj Napolit, gjithashtu në Mynih, ndërsa më pas nis Kupa e Gjermanisë (6-9 gusht) e pastaj Bundesliga në 13 gusht.

Sfidanti.al