“Lojtarët duhet t’i kesh në 100 për qind të formës që të mund t’i aktivizosh”. Kështu thotë Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, që do të jetë sonte në orën 21:00 përballë Italisë në Euro 2020. Ai ka dy dilema të mëdha, Kevin De Brujnin dhe Eden Hazarin, që të dy të dëmtuar në ndeshjen e raundit të dytë ndaj Portugalisë. “De Brujn është numri 10 më i mirë në botë”, – thotë Martinezi, por theksimi është se duhet të jetë në 100 për qind. “Do të vendosin mjekët, – vazhdon ai, – pas vendimit të tyre, vjen vendimi sportiv. Hazar e ka më të vështirë sepse ka problem muskulor”. Martinezi thotë se Italia e Belgjika janë dy ekipet më të mirë të Europianit, duke përfshirë edhe eleminatoret, ndërsa ai e ka përgatitur skuadrën në izolim të plotë në bazën e kombëtares në Tubize të Belgjikës. Nuk dihet pra se cili do të jetë formacioni, dhe se cila do të jetë skema.
Belgjika (3-4-2-1): Kurtua, Alderveireld, Vermelen, Vertongen, Mënier, Tilemans, Vicel, T. Hazar, De Brujn, Karrasko, Lukaku. Tr. Martinez.
Sfidanti.al