Granit Xhaka: Jua kisha thënë se do të shkruajmë historinë!

Zvicra u kualifikua për herë të parë në çerekfinalet e një turneu të madh, Europian apo Botëror, që nga Kupa e Botës 1954 dhe Kapiteni Granit Xhaka mezi priti për t’iu përgjigjur kritikëve. “Gjithmonë kam thënë që kjo skuadër meriton shumë më tepër sesa mendoni ju, – tha shqiptari i Zvicrës, –  Është folur shumë për ekipin tonë, sikur ne jemi arrogantë, por unë mund t’iu garantoj se ne sonte shkruam historinë. Të gjithë zviceranët duhet të jenë krenarë, pa dallim ku jetojnë”.

Trajneri Petkoviç nuk pati shumë energji për këtë. “Në fund të ndeshjes nuk kisha më zë për të folur, – tha ai, – Gjithsesi, rëndësi ka që skuadra bëri diçka fantastike për 120 minuta, me vullnetin dhe gatishmërinë për të luftuar për çdo top, të gjithë për njëri-tjetrin. Ja dolëm të impononim lojën tonë”. Helvetët treguan se në futboll fiton ai që ka më shumë dëshirë.

Sfidanti.al