Nuk bëhet fjalë për francezi është zgjedhje e parë në Lombardi, edhe pse është 34 vjeç, por “kleçka” e tij është se nuk është liruar ende nga Çelsi. Klubi anglez rinovoi automatikisht kontratën me Olivie Zhirunë edhe për një sezon dhe padyshim që do të kërkojë “haraç”. Nuk dihet nëse Milani do të ketë mundësi financiare për të përballuar një transferim të tillë, dhe drejtuesit po mendojnë për alternativën tjetër, Luka Joviçin e Realit. Sulmuesi i Serbisë ishte i huazuar sërish tek Ajntrahti i Frankfurtit në Bundesligë, dhe Madridi është i gatshëm ta japë sërish hua (nëse nuk arrin ta transferojë diku tjetër për të rikuperuar një pjesë të 60 milionë eurove të shpenzuara për kartonin e tij). Maldini, sipas mediave italiane, do të marrë edhe një sulmues të ri, brazilianin 18-19-vjeçar Kaio Zhorge nga Santosi, por ai është më tepër investim për të ardhmen.
Sfidanti.al