Tashmë janë 18 pikë dhe nuk mund të quhen pak. E tillë është epërsia e Maks Verstapenit ndaj Ljuis Hamiltonit në renditjen e Botërorit të Formula 1, ndërsa janë zhvilluar 8 gara të këtij sezoni. Piloti i Red Bullit ishte në timonin e një makine të shkëlqyer në Çmimin e Madh të Austrisë në pistën e Stirisë, të pakapshme, që kryesoi që nga fillimi deri në fund, ndërsa kur u “pre” vija e finishit, avantazhi i holandezit në kohë ndaj anglezit ishte 35.7 sekonda.
Vështirë të besohet se Hamiltoni ka shans për të thyer rekordin e Mikael Shumaherit që ka 7 tituj botëror, po aq sa kampioni i botës në fuqi. Ky sezon duket se i ka dhënë fund dominimit të makinave Mercedes, që kanë fituar radhazi titujt botëror me Hamiltonin (6) dhe Rosbergun (1), dhe po shënon nisjen e një dominimi tjetër, atij të Red Bullit, siç ishte kur Sebastian Fetel doli 4 herë radhazi kampion i botës.
Sfidanti.al