Mediat gjermane e kanë shkruar që në mars apo prill, që ai do ta mbyllë me kombëtaren. Toni Kros nuk është shumë i madh, rreth 31 vjeç, por është duke dëgjuar trupin e tij, që i thotë ta ulë pak ngarkesën. Pra, Gjermania pas Europianit me shumë gjasë nuk do ta ketë njërin nga organizatorët, njërin nga mesfushorët më të mirë që ka. Pavarësisht se ka pasur kritike (siç ishte ajo e Mateusit) apo e analistit Brugelman, Kros është pasuesi më i mirë jo vetëm i gjermanëve, por i gjithë Europianit, sepse ka dhënë 288 pasime të sakta nga 312 gjithsej, me saktësi 92 për qind.
Gjithsesi, gjermani nuk është nga ata që duan rekorde. “Kur isha 29 vjeç firmosa kontratën 4-vjeçare me Realin, dhe gjykova se ajo ishte e fundit, të paktën në nivele të larta, – thekson ai, – nuk e shoh veten duke luajtur futboll 38 vjeç. Në moshën 33-vjeçare, kur të përfundojë kontrata me Realin, është koha e duhur për të menduar për diçka tjetër”. Gjithsesi, këta vjet në Madrid ai dëshiron t’i luajë sa më mirë, dhe nuk dëshiron të ketë ngarkesën e kombëtares.
Sfidanti.al