Hamiltoni humb sërish në provat zyrtare: Shpresoj të bjerë shi!

Siç po ndodh shpesh, Red Bulli po paraqitet sërish më mirë sesa Mercedesi, një lajm që nuk po na habit edhe aq shumë. Pavarësisht se në Francë, makina gjermane mund të ishte paksa më e shpejtë, por humbi për shkak të strategjisë, në Austri, Maks Verstapen duket më lart se Ljuis Hamilton. Piloti 23-vjeçar holandez shkëlqeu me Red Bullin austriak në pistën e Stirisë duke e lënë dy të dhjetat e sekondës prapa kampionin e botës në fuqi (194 të mijtat). Verstapeni ka 3 fitore në provat zyrtare ndaj 2 të Hamiltonit dhe 2 të Sharl Leklerkut të Ferrarit, ndërsa udhëheq rendijen e pilotëve në Formula 1 me 12 pikë më shumë sesa anglezi. Holandezi dha kohën 1’03”841, ndërsa Hamiltoni e pati 1’04”067. Valteri Botas po me Mercedes doli idyti me 1’04”035, por zbriti në nisje për shkak të një dënimi. “Shpresoj që të bjerë shi, – tha Hamiltoni më pas, – do të bëjmë çmos të jemi pranë, por Red Bulli është 0.25 sekonda më ishpejtë se ne”.

Sfidanti.al