Franca i ka sytë nga infermieria, Deshampi mendon eksperimentet për Zvicrën!

Një seri dëmtimesh ka përfshirë Francën duke frikësuar trajnerin Deshamps dhe vetë skuadrën drejt synimit për të fituar Kampionatin Evropian. Por nëse Dembele është tashmë jashtë turneut, dëmtimet e Lucas Hernendez, Dinje dhe Lemar janë nën kontroll. Të paktën, në rastin e mbrojtësit të Bayern, lajmet janë pozitive. Testet të cilave ai iu nënshtrua nuk zbuluan një dëmtim serioz në gju, kështu që ai do të udhëtojë në Bukuresht për të luajtur të hënën kundër Zvicrës, në raundin e 1/16 të Europian. Por me Dinje dhe Lukas të dëmtuar, trajneri Deshamp ka një problem serioz në sektorin e majtë të mbrojtjes franceze. Në pjesën e dytë kundër Portugalisë, ai u detyrua ta vendoste Rabio në atë pozicion disa herë. Mundësi të tjera për këtë pozicion janë Kimpembe dhe Lengle. Franca është gjithashtu në pritje të lajmeve edhe nga Lemar. Lojtari i Atletikos u largua nga seanca e fundit stërvitore duke çaluar dhe mbetet të shihet se çfarë problemi fizik ka.