VAR-i dhe Kampionati Europian, deri tani dy herë më shumë penallti sesa në Euro 2016!

Përdorimi i VAR është një risi për kampionatin europian të futbollit. Vetëm në 12 raste sistemi ka qenë kundër vendimeve të arbitrave gjatë 36 ndeshje të luajtura në EURO 2020.  Deri më tani janë akorduar dyfishi i 11-metërshave në krahasim me të njëjtën fazë të Euro 2016.  Arbitrat kanë dhënë 14 penallti, ndërsa 5 vite më parë, kur VAR nuk aplikohej, u akorduan vetëm 7. Pas ndërhyrjes së sistemit, gjyqtarët kanë vendosur për pesë penallti që nuk u sinjalizuan fillimisht.

Arbitrat vërshëllyen 806 herë në fazën e grupeve të këtij Kampionati Europian, 105 herë më pak se në Euro 2016. Edhe numri i kartonave të verdhë gjithashtu është më i ulët. Nga 129 që u dhanë pesë vite më parë, këtë edicion janë akorduar 98 të verdhë deri më tani. Përsa i përket pozicioneve jashtë loje, VAR ka korrigjuar vetëm gjashtë raste, duke ndryshuar kështu vendimit e gjyqtarit anësor.  Presidenti i Komisionit të Gjyqtarëve të UEFA-s, Roberto Rosetti tha se ndryshimi i shifrave nuk vjen nga  mënyra taktike e lojës, por për shkak të saktësisë së shtuar duke përdorur përsëritjet e videove.

Sfidanti.al