Kuptohet do të kishte negociim, por në Bergamo nuk kanë ndërmend të dorëzohen lehtë. Robin Gosens, 26-vjeçari i Gjermanisë, është një nga lojtarët më të dalluar në këtë Europian deri tani, ndërsa pëlqehet “nga të gjitha anët”. Atalanta ka vendosur çmimin e kartonit, 50 milionë euro për lojtarin që luan në krah, dhe që ka qenë i rëndësishëm për skemat e trajnerit Gasperini. Përpara fillimit të Europianit, kartoni i Gosensit arrinte në 40 milionë, por tashmë është ndryshe. Në Itali ka disa klube që e duan si Juventusi, Interi apo Napoli, por padyshim që ka edhe klube në Spanjë apo Angli. Atalanta e mori Gosensin nga Herakles Almelo i Holandës në 2017 për pak më shumë se 1 milionë euro. Ky po, që është një biznes i vërtetë.
Sfidanti.al