Interi e zgjidh krizën “Eriksen”, merr Çalhanoglunë e Milanit!

Si mund të ndodhë kjo gjë, kur bëhet fjalë për një derbi? Kuqezinjtë nuk e mbajtën më tej një lojtar të rëndësishëm si Hakan Çalhanoglu, duke e lënë agjent të lirë, dhe Interi do të përfitojë. Zikaltërit janë në krizë për shkak të sëmundjes së papritur të Kristian Eriksenit që me shumë gjasë nuk do të luajë më futboll, apo nuk do të luajë më në Itali, ose të paktën do të duhet shumë muaj për t’u kthyer. Zgjidhja është Çalhanoglu për 5 milionë euro në sezon si rrogë, siç informon media italiane. Interi i ka bërë mesfushorit sulmues turk një ofertë më të madhe sesa ajo e Milanit, që sërish e deshi, por nuk mundi ta mbante. Kjo sepse “çatia” e rrogës për Çalhën ishte 4 milionë euro.

Sfidanti.al