Thirrjet dhe këngët ishin të shumta, ndërsa pati edhe thirrja të fuqishme “Ne e urrejmë Anglinë”. Plot 20 000 tifozë skocezë sulmuan Londrën përpara ndeshjes me Anglinë, dhe vetëm më pak se 3 000 gjetën bileta për në “Uembli”. Një “ushtri tartani” e vërtetë pushtoi zonat londineze si Hajd Park dhe Leister Park, ndërsa reshjet e dendura të shiut nuk i penguin aspak. “Kjo është kohë e vërtetë për piknik në Aberdin”, – tha një tifoz që ishte lagur gjithashtu me birrë. Skocezët kishin 25 vjet që prisnin të kualifikoheshin për në një turne të madh dhe një ditë shiu nuk do t’i pengonte aspak. Nëse gati 3 000 prej tyre u mërzitën që mijëra tifozë anglezë e vërshëllyen dhe e zhurmuan himnin e tyre, “Lulja e Skocisë”, ata duhet të jenë kënaqur që tifozët në parqet e Londrës u hakmorrën me thirrjet e tyre “Ne e urrejmë Anglinë”.
Sfidanti.al