Të përditshmet angleze ndoshta duhej të kishin qenë pak më të kujdesshme ndërsa theksonin frikën nga një “invazion” ndaj “Uemblit”. E vërtetë që në kryeqytetin Londër po vijnë mijëra tifozë skocezë të njohur si “Ushtria e Tartanit” (Tartan Army), e thënë në shqip “ushtria e fustanellave” sipas modelit të veshjes skoceze. Po ashtu është e vërtetë që “ushtria skoceze e tartanit” mund të meritojë Çmimin Nobel për sjelljen e saj të shkëlqyer, krejt ndryshe nga “hordhitë” e huliganëve anglezë.
Gjithsesi, tabloidët e Londrës janë të shqetësuar që 20 000 skocezë do të mbërrijnë në kryeqytet për ndeshjen ndaj Anglisë në Euro 2020, dhe shumë prej tyre spekullohet se do të “sulmojnë” stadiumin duke qenë pa bileta. Ndryshe nga mediat angleze, gazetat skoceze i qajnë hallin tifozëve pasi në ditën e ndeshjes në Londër do të jetë rrebesh me gjyma, ndërsa nga vendasit nuk është parashikuar asnjë zonë e veçantë për tifozët.
Sfidanti.al