Përse Ronaldo ishte i dashuruar me Benzemanë? Pyesni Murinjon!

Siç thuhet, në një çift dikush duhet të hapë rrugë më shumë. Kështu edhe në futboll, sidomos kur flitet për dy sulmues që luajnë për të njëjtën gjë, për të shënuar gola. Zhoze Murinjo thotë diçka interesante lidhur me dyshen Kristiano Ronaldo-Karim Benzema tek Reali i Madridit, dyshe që ai e drejtoi në vitet 2010-2013, dhe që ishte e bashkuar deri në 2018 kur portugezi u larga nga Madridi. Murinjo thekson se Ronaldo kishte rënë në dashuri me Benzemanë, dhe kjo për arsyen se sulmuesi francez nuk ishte egoist, dha ia plotësonte dëshirën për ta lënë atë që të shënonte më shumë gola.

“Kristiano bie në dashuri me dikë, kur ai e ndihmon shumë, dhe Benzema e ka bërë këtë me çdo sulmues tjetër, – thotë Murinjo, – Karimi është ndoshta i vetmi numër 9 që unë njoh, që nuk është egoist në lojën e tij. Ai ka një vizion loje mahnitës, ai luan me shumë lirshmëri futboll, ka shumë talent. Mund ta krahasoj me Harri Kejnin në këtë aspekt, sepse Kejni ndihmoi Sonin (koreanojugorin) që të shënonte shumë gola tek Totenhemi. Unë mendoj se duke pasur Karimin në ekip, Franca fiton shumë, sepse ai do të ndihmojë Kilian Mbapenë dhe Antuan Grizmanin që të shënojnë më shumë gola”.

Sfidanti.al