Mesi jepet si i rinovuar, por edhe 20 ditë kontratë i mbeten me Barçën!

Nuk besohet se do të ndodhë “tradhëtia”, sepse ajo nuk ngjau as vjet kur u duk si gjë e përfunduar. Lionel Mesi me gjasë do të vazhdojë tek Barcelona, por mediat katalanase ngrenë alarmin se kapitenit i kanë mbetur vetëm 20 ditë kontratë të vlefshme. Natyrisht, asgjë nuk e pengon Mesin që të vazhdojë të jetë në “Kamp Nou” edhe pas përfundimit të akordit dhe të merret vesh me presidentin Laporta për ta rinovuar. Gjithsesi, për momentin argjentinasi është në radhët e kombëtares së tij në Kupën e Amerikës që nis në 13 qershor, dhe sipas të gjitha mundësive do të jetë në Amerikën e Jugut kur t’i përfundojë afati. Laporta është shprehur me besim se palët janë marrë vesh dhe thuhet se Mesit i pëlqen paketa e propozuar, me vitin 2023 që mund të shkojë në SHBA. Për 20 ditë, sidoqoftë, përfundon kontrata për lojtarin që ka 23 vjet në një ekip të vetëm.

Sfidanti.al