Lotar Mateus: Gjermania t’i lerë në stol Toni Krosin dhe Gnabrinë!

Ish-kapiteni nuk ishte aspak i mëshirshëm për disa lojtarë të ekipit të sotëm që do të marrë pjesë në Kampionatin Europian. Kapiteni i botës i vitit 1990 dhe kapiteni i Europës i vitit 1980 e këshillon trajnerin Joakim Lëv që të lerë jashtë formacionit bazë dy prej yjeve që parimisht shkëlqejnë më shumë. Në shënjestër të Mateusit janë mesfushori i Realit të Madridit, Toni Kros, dhe lojtari ofensiv i Bajernit të Mynihut, Serg Gnabri. Këta të dy duken të lodhur nga sezoni dhe jo në formën e duhur fizike. Futbollistët e tjerë si Kimih, Myler, Verner e të tjerë janë më të freskët, sipas Mateusit.

Sfidanti.al