Fjala e thënë në media është “mungesë e ambicies”, që në futbollin e sotëm përkthehet mungesë financash, apo dëshire për të rrezikuar buxhetin duke investuar më pak sesa pritet nga dikush. Ky dikush ishte Antonio Konte që vendosi t’i mbyllte derën në fytyrë presidentit të Totenhemit, Daniel Levi. Sipas mediave britanike, trajneri italian refuzoi mundësinë për të drejtuar Spërsat për të njëjtat arsye që vendosi të largohej nga Interi. Klubi nuk ka plane për investime të mëdha, në mënyrë që Konte të mund të luftojë për trofe, siç është mësuar ai. Kjo gjë ndodhi edhe me Interin, kur presidenti Çang e informoi se duheshin transferuar lojtarë dhe duheshin ulur rrogat 20 për qind për të vënë rregull në buxhet. Duket se italiani do të bëjë një vit pushim për të gjetur ekip në 2022, pasi skuadrat kryesore janë me trajner. Juvja ka Alegrin, Reali Ançelotin, Çelsi Tuhelin, ndonëse nuk dihet se çfarë do të ndodhë tek Paris SG me Poçetinon.
Sfidanti.al