Ibrahimoviç ka vetëm problemin e familjes në Milano

Në moshën 39-40-vjeçare është e vështirë të bësh plane afatgjata kur je ende në futboll aktiv. Zllatan Ibrahimoviç e ndjen këtë dhe e kupton se po bën një sakrificë të madhe familjare në emër të pasionit për këtë sport. Ai ka rinovuar edhe për një vit me Milanin, por si i bëhet për një baba që ka një grua dhe dy fëmijë? Sidomos kur fëmijët shkojnë në shkollë, dhe janë stabilizuar në Suedi. Si mund t’i sjellë ai në Milano vetëm për një vit shkollor, që pastaj të kthehen sërish në Skandinavi? “Problemi im më i madh, apo ndoshta i vetmi është që kur jam në Suedi më merr malli për Milanon, dhe kur jam në Milano më merr malli për Suedinë, – thotë ylli kuqezi, – dua një zgjidhje që të afrohem me familjen, por nuk mund të bësh plane çdo 8 muaj”. Zgjedhja e vetme mbetet që gruaja e tij, Helena, dhe fëmijët Maksimilian (14 vjeç) e Vinsent (13) do të mbeten në Stokholm sidomos për arsye të shkollës.

Sfidanti.al