NBA, Denveri nuk heq dorë nga lufta, kalon Portlendin në plej of

Pati një moment në periodën e tretë kur diferenca ishte 14 pikë në favor të skuadrës vendase, ndërsa publiku po mbështeste Portlendin në mënyrë fanatike. Gjithsesi, kjo nuk e trembi Denverin që reagoi dhe arriti fitoren vendimtare, 126-115 duke u kualifikuar për në raundin e dytë të plej ofit ku do të ndeshet me Feniksin. Nikola Jokiç u ngrit në lartësinë e detyrës duke shënuar 36 pikë, kapur 8 topa në tabela e shërbyer 6 asistë në suksesin që solli rezultatin me ndeshje 4-2. Porter (26 pikë), Morris (22), Gordon (13) dhe Grin (10) mbështetën kapitenin, si dhe bënë të mos ndihej një mungesë aq e rëndësishme sa ajo e Xhamal Marrejt. Portlendi luftoi fort, por nuk pati aq personalitet ndoshta sa Denveri. Lilard luajti një ndeshje të mirë duke shënuar 28 pikë, por jo në nivelet stratosferike si herën e kaluar, ndërsa Mekkallëm pati 21 pikë dhe Karmelo Entëni 14.

Sfidanti.al