Dy golat i shënoi Florian Virc, ndërsa Mërgim Berisha goditi tri herë shtyllën, e Gjermania U21 mundi 2-1 moshatarët e Holandës për të gjetur rrugën për në finalen e Kampionatit Europian. “Pancerët” e rinj do të përballen me Portugalinë U21 që mposhti 1-0 Spanjën, dhe fituesi i duelit do të jetë kampion i ri i Europës. Mediat gjermane, ndërsa përgëzojnë djemtë e tyre, që janë e ardhmja, nuk harrojnë të theksojnë se ka një pabarazi të theksuar në shpërblimin e premtuar për suksesin. Nëse Mërgim Berisha me shokë fitojnë Europianin, ata do të marrin nga 30 000 euro secili, ndërsa nëse këtë gjë do ta bëjë Gjermania “e madhe” e trajnerit Joakim Lëv, atëherë shpërblimi do të jetë 400 000 euro për “kokë”. Kjo do të thotë se 21-vjeçarët do të marrin 92.5 për qind më pak sesa Tomas Myleri, Xhoshua Kimih apo Manuel Nojer.
Sfidanti.al