Buffon pohon: Mund edhe të lë futbollin, dyshimet e tifozëve me shtynë të largohem.

‘Cfarë do të bëj tani? Kam nevojë të stakoj trurin, nuk dua të pendohem për cilëndo zgjedhje që do të bëj. Tani jam shumë I lumtur, mund edhe të tërhiqem, mendoj se kam bërë mjaft në karrierën time—Gianluigi Buffon rrëfehet në një intervistë të gjatë për JTV ku përshkon shumë momente të jetës së tij me bardhezinjtë dhe nuk i zgjidh dyshimet për të ardhmen e tij pasi deklaroi largimin nga Juventusi, edhe pse e përjashtoi mundësinë e qëndrimit në Itali nëse do të vijojë karrierën e tij

‘Fitorja e Kupës së Italisë ishte një fund i bukur, vuloset mbyllja e një raporti, me një fitore shumë të bukur dhe me skena të mëdha empatie dhe miqësie mes meje dhe shokëve të mi të skuadrës-vijoi Buffon-nga ana ime ishte një lamtumirë e qetë’.

Buffon përshkoi miomentin më të bukur dhe më të trishtuar. ‘Momenti më i bukur në Trieste kur fitova kampionatin me Conten-tregon Buffon-ishte mbyllja e një cikli që i dha forcë zgjedhjeve të mia si futbollist. Përqafova kauzën sepse e besoja, sepse mund të kthehesha të fitoja me Juventusin. E mendova largimin në 2006, por më pas jeta më ridha gjithcka. Momenti më i hidhur, në Cardiff, jo për humbjen në vetvete, por për mënyrën si u shpërbëmë në pjesën e dytë. Krijuam përshtypjen se nuk ishim kompetitivë në nivelet më të larta, Më dhembi edhe për arsye krenarie. Një gjë tjetër që më lëndoi ishte eliminimi në Madrid’.

Por cfarë ishte Juventusi për Buffon?

‘Dicka si një master i futbollit. Ndihem me fat, më shumë se kaq nuk mund të kisha-tha Buffon-por një gjë më ka shqetësuar, entuziazmi i skuadrës këtë vit ishte më I zbehtë në vështirësitë e para. Tifozët e vërtetë nuk duhet të mbysin skuadrën në vështirësitë e para. Më shqetësuan edhe komentet për impenjimin tim kundër Barcelonës.’Luan Buffon se është miku i Pirlos’. Dhurata nuk dua, të dëgjosh se dikush dyshonte për mua më shtyu të lë Juventusn. Gjithsesi është normale, sepse njerëzit kanë nevojë edhe të shohin lojtarë e situata të reja’.

Sfidanti.al