Një aksident i rëndë ndodhi në kategorinë Moto3 në botërorin e MotoGP që pati si protagonist Jason Dupasquier, pilot i skuadrës PruestelGP. 19 vjecari zviceran, u rrëzua në castet e fundit të provave kualifikuese në Cminin e Madh të Italisë në Mugello, u përplas nga motori i tij dhe nga Alcoba e Sasaki. Gjendja e tij që në fillim u konsiderua e rëndë dhe piloti pasi mori ndihmën në pistë u dërgua me helikopret në spitalin Careggi të Firenzes dhe mjekët vendosën të mos e operonin menjëherë: ‘Gjendja është e rëndë’
Mësohet se goditjen më të rëndë gjatë incidentit, zvicerani e mori nga përplasja me japonezin që kërceu në ajër pas impaktit nme Dupasquier. Piloti qëndroi për një kohë të gjatë i shtrirë në tokë dhe u deshën disa minuta që gjendja e tij të stabilizohej, përpara se të transportohej në spital.
Alcoba, një prej pilotëve të përfshirë në aksident shpjegoi: ‘Po xhiroja me gazin në maksimum, pashë që Jason frenoi në mënyrë të papritur dhe u përpoqa të dilja në krahun e djathtë për ta evituar. Nuk ia dola. Mendoj se e godita nëlartësinë e këmbëve’
Sesioni i kualifikueseve deri në atë moment shihte japonezin Tatsuki Suzuki. Pas valëvitjes së flamurit të kuq të garës, u vendos që ky pole position t’i shkojë pikërisht Suzukit që për më tepër regjistroi edhe rekord të pistës për Moto3 me 1 minutë 56 sekonda e 1 të mijtat
Sfidanti.al