Joan Laporta foli në një konferencë për shtyp duke folur për të ardhmen e Barcelonës duke nisur nga cështja Messi që është drejt skadencës së kontratës së tij me klubin blaugrana
‘Leos i kemi bërë një ofertë për rinovimin në bazë të mundësive tona-tha Laporta-meriton më shumë e mund të marrë më shumë, por dëshira e tij për të bërë të madhe Barcelonën do të thotë se po vlerëson shumë sforcot tona, mendoj se është entuziast që është baza. Jam optimist në mënyrë të moderuar. Nuk është cështje parash, por për të pasur një skuadër që të jetë në gjendje që të fitojë gjithcka dhe kjo është ajo që kërkojmë të bëjmë’.
Në Spanjë të gjithë ishin të bindur se Laporta në këtë konferencë shtypi do të bënte të ditur edhe shkarkimin e Koeman, por presidenti i Barcelonës la të hapur cdo mundësi
‘Me Ronald isha shumë i qartë-tha Laporta-po kërkojmë të kuptojmë se cfarë duam për sezonin e ardhshëm. Profili I tij na pëlqem, por po vlerësojmë gjithcka në 360 gradë. Nuk e përjashtoj mundësinë që të qëndrojë, do të bisedojmë sërish sepse këtu jam prej 2 muajsh e gjysmë dhe duhet të shtyrtojmë më mirë cështjen me të’
Më pas u kalua te merkatoja e transferimeve të Barcelonës ku është folur për emra si Aguero, Ëijnaldum e Depay.
‘Nuk mund të mendohet se pas një sezoni të tillë të mos ndodhë asgjë. Javën e ardhshme do të bëjmë të ditur ardhjet e reja-tha presidenti i Barcelonës, Joan Laporta
Sfidanti.al