Rregulli i 5 zëvendësimeve; IFAB e lë në fuqi edhe për gjatë gjithë vitit 2022

Deri në 31 dhjetor 2022, duke përfshirë edhe Botërorin e Katarit, do të jetë e mundur për skuadrat që të bëjnë 5 zëvendësime për ndeshje në kompeticionet futbollistike. Ky është vendimi i marrë nga Bordi Ndërkombëtar i Federatës së Futbollit, IFAB në mbledhjen e Këshillit Administrativ të saj.

Anëtarët e këtij këshilli pas një analize mbi impaktin e pandemisë në futboll dhe vlerësimit të ndeshjeve të përfshita, arritën në një marrëveshje për të zgjatur amendamentin e përkohshëm të  rregullores që u vendos në maj të 2020. Në korrik të vitit të kaluar u vendos që vlefshmëria e këtij rregulli të ishte deri në 31 korrik të 2021 dhe për turnetë ndërkombëtarë deri në fund të muajit gusht

Sfidanti.al