Goditje për Guardiolën në prag të finales, dëmtohet Gyndogan!

Nuk dihet nëse do të luajë apo jo, por po flasim për një lojtar formacioni për Mançester Sitin. Ilkai Gyndogan, mesfushori gjerman, pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes së fundit të Sitit në prag të finales së sotme kundër Çelsit në Ligën e Kampionëve. Ai u godit nga kapiteni Fernandinjo, dhe doli nga fusha me ndihmën e shokëve (në foto). Gyndogan ka qenë një nga futbollistët kryesorë të Pep Guardiolës, jo vetëm në organizimin e lojës, por edhe shënuesi më i mirë ndonëse një sulmues. Mungesa e tij do të ishte një goditje e madhe për kampionët e Anglisë që janë favoritë për të fituar Championsin, por do të duhet të jenë në formën më të mirë për të mundur Çelsin. Gyndogan është një nga lojtarët e paktë me përvojë nga “Qytetarët” sepse ka luajtur finalen e Championsit në 2013 kur ishte në radhët e Dortmundit, ndaj Bajernit në “Uembli” të Londrës.

Sfidanti.al