Real Madrid, në kontakte me Conten, alternativa është Pochettino

Me humbjen e shërbimit të Allegrit që në Madrid e shihnin si zëvendësuesin e Zidane, Reali i Madridit nisi gjuetinë për trajnerin e ri. Florentino Perez mësohet se ka hyrë në kontakte me Antonio Conten për të kuptuar nëse italiani është I interesuar për projektin revolucionar që po përgatisin Los Blancos; disa prej senatorëve të skuadrës me në krye Sergio Ramos dhe  Marcelo do të largohen ndërkohë që skuadra ka nevojë për një dorë të fortë që t’u japë një impuls të ri ambicieve madridiste

Reali i Madridit nuk është hera e parë që ka shfaqur interesin për Antonio Conten, e ka bërë këtë edhe në vitin 2018 kur ai ishte kandidat për të zëvendësuar Lopeteguin, por në atë kohë tratativat dështuan për për shkak të një rebelimi të futbollistëve, por që është përgënjeshtruar nga vetë Conte që tha se bëhej fjalë për një vendim të tijin për të mos shkuar te Reali i Madridit.

Por sipas AS, te Los Blancos nuk përjashtohet as opsioni Mauricio Pochettino, nëse ai vendos të lërë Paris Saint Germainin. Ndërsa përsa i përket Raul, një kandidaturë që u pëlqen tifozëve, klubi merenges preferon një rrugëtim më të butë duke e lënë edhe për një vit te Real Madrid Castilla

Sfidanti.al